942 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa 6 persona humbën jetën nga virusi.
Shifrat e reja të infektimeve kanë dalë nga 5723 testime që janë kryer.
Gjatë 24 orëve të fundit 832 qytetarë janë shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë aktualisht 12,848 pacientë aktivë me COVID-19. Në spitalet COVID janë të shtruar 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar./Observeri/