E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

587 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri brenda 24 orëve

- Advertisment -spot_img

Tre qytetarë të prekur me COVID-19 kanë vdekurnë 24 orët e fundit në Shqipëri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,986.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3,143 testime, nga të cilat 587 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, raporton Top Channel.

Janë 8,401 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku Tirana mban rekord me 4,460 raste dhe pasohet nga Fieri me 865.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.

Gjithashtu, janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,213 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 587
Të shëruar në 24 orë 526
Të shtruar në spitale 176
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3,143

Testime totale 1,347,471
Raste pozitive 192,600
Raste të shëruara 181,213
Raste Aktive 8,401
Humbje jete 2,986

Artikuj të ngjashëm