Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 577 raste të reja me covid-19 nga 3885 testime të realizuara.
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, kanë njoftuar se janë shëruar 572 pacientë, ndërsa betejën me virusin COVID-19 e kanë humbur 28 persona.
Rastet aktive në vend janë 12.984.
