E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

24 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit

- Advertisment -spot_img

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 24 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa është raportuar edhe për 702 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Rastet e reja janë nga testimi i 6480 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1119 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë infektuar 181.620 persona, ndërsa 6153 kanë përfunduar me fatalitet. Janë 161.515 të shëruar, ndërsa janë 13.952 raste aktive./Observeri/

Artikuj të ngjashëm