E hënë, 27 Qershor, 2022
spot_img

20 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni brenda 24 orëve

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.974 testime janë regjistruar 393 raste të reja me coronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu ka pasur edhe 397 pacientë të shëruar dhe 20 të tjerë kanë humbur jetën.

Prej pacientëve të vdekur, nëntë janë nga Shkupi, nga dy në Kumanovë, Strugë dhe Veles dhe nga një në Kavadar, Gostivar, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikole.

Momentalisht në Maqedoni ka 10.785 raste aktive me coronavirus, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikar gjithsej 193.846 pacientë, ndërsa prej tyre 6.783 persona kanë humbur jetën.

Lexo edhe: Nuk pritet të ketë lehtësim të masave kundër COVID-19

Mund të jetë një imazh i teksti

Artikuj të ngjashëm