Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë njoftoi se nga 3.374 testime, në 24 orët e fundit janë regjistruar 399 raste të reja me coronavirus, ndërsa kanë humbur jetën 37 qytetarë Maqedonas.
Rastet e vdekjeve ngakoronavirusi janë: Tetë nga Shkupi, 4 nga Kumanova dhe nga 1 në Ohër, Radovish, Strumicë, Manastir dhe Gostivar.
Rastet aktive në vend janë gjithsej 10,816.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me coronavirus janë diagnostifikuar gjithsej 193.052 pacientë, ndërsa prej tyre kanë humbur jetën 6.740 persona dhe 175.496 persona janë shëruar.
