E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

14 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut

- Advertisment -spot_img

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten 14 viktima me koronavirus, 490 persona të infektuar dhe 201 të shëruar.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga katër viktima janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, dy në Prilep, si dhe nga një në Gjevgjeli, Strumicë, Radovish dhe Kriva Pallankë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 7,012.

Të dhënat e 21 tetorit i referohen testimit të 4,982 testeve në laboratorët shtetërorë dhe ata privatë.

Sa u përket të infektuarve, vetëm në Shkup janë regjistruar 143 raste ndërsa numër më të vogël të të infektuarve ka në 20 qytete tjera.

Raste aktive me koronavirus janë rreth 5,900./Observeri/

Artikuj të ngjashëm