E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Rahoveci bëhet me mamografi, Smajl Latifi fton gratë të marrin shërbimin falas/ Video

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi,përmes një videoje të publikuar në facebook ka ftuar të gjitha gratë e komunës që udhëheqë që të marrin shërbimin falas në mamografin e vendosur në QKMF, shkruan Observeri.

Kjo sipas tij si masë parandaluese ndaj kancerit të gjirit.

Sot ne jemi afër pajisjes ose aparaturës që quhet mamograf, i cili shërben për të bërë testin diagnostikues ose një test radiologjik, për të gjitha gratë. Normalisht ne i ftojmë të gjitha gratë e komunës së Rahovecit që të vijnë ta kryejnë, tamarrin një shërbim falas në komunën e Rahovecit.

Kandidati për Kryetar të Rahovecit, nga radhët e AAK-së tutje tha se kjo masë parandaluese duhet të shfrytëzohet nga gratë për ta mbrojtur veten dhe shëndetin e tyre.

Lexo edhe: Serbët vazhdojnë të bllokojnë rrugët me kamionë në veri/ Foto

Artikuj të ngjashëm