Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar një person janë gjtë cilit i janë getur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël, përcjell Observeri.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie.
Ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.
Nuk dihet se çka ka ndodhur me hashashin dhe kokainën.
Lexo edhe: Kosova merr pozitën më të lartë në histori në FIFA
Njoftimi i plorë i policisë:
KULTIMVIM I BIMËS SË HASHASHIT,KOKAINËS ,BIMËVE TË KANABISIT
Rahovec, 15.09.2021 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në një aneks të garazhës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 9 bimë të dyshuara si Kanabis Sativa, një poç elektrik dhe një reflektor i vogël. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, bimët e dyshuara në vendin e ngjarjes janë asgjësuar me djegie, ndërsa me rekomandim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.