E hënë, 15 Gusht, 2022
spot_img

Ragmi Mustafit i shkon edhe një padi nga Gjykata e Vrajës/ Dokumente

- Advertisment -spot_img

Ragmi Mustafi, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, përmes një postimi në facebook ka joftuar se ka pranuar edhe një ftesë nga Gjykata e Vrajës për ngritjen e flamurit shqiptar në selinë e këtij këshilli në nëntor të 2020-ës, shkruan Observeri.

Mustafi ka shkruar se padia është ngritur për shkak të masave reciproke nga Kosova.

Kjo padi ngritet pasi që Kosova ka ndërmarrë masat e reciprocitetit në targa. Sado që do të besosh në paanësinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, megjithatë duket e çuditshme ashtu si edhe paditë paraprake se si përputhet në kuptimin kohor me rrethanat politike dhe qëndrimet e mia në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Lexo edhe: Naser Ramadani: 75% rënie të rasteve të reja me Covid-19 në dy javët e fundit

Tutje ai ka thënë se qartë se po rriten çdo ditë e më shumë, jo vetëm presioni por edhe përndjekja politike dhe ligjore e pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginën e Preshevës.

Mund edhe të më dënoni vazhdimisht, por si prijës i Këshillit Kombëtar Shqiptar nuk do të zmbrapsem politikisht nga beteja e drejtë e ligjore për lejimin e përdorimit të flamurit kombëtar.

Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale, shkruan tutje Mustafi.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm