E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Qytetari nga Prizreni dorëzon në polici portofolin e gjetur me para në të

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës njofton se sot një qytetar në Prizren ka gjetur një portofol me para në të.

Personi ka dorëzuar portofolin me sende personale dhe 245 euro në polici.

Sot, me datën 20 tetor 2021, një qytetar është paraqitur në stacionin policor Prizren, duke dorëzuar portofolin në të cilin kishte të hollat në shumë prej 245 Euro, si dhe dokumentet personale në emër të një qytetari nga Lubizhda e Prizrenit. Portofolin dhe të hollat i kishte gjetur në rrugën “Wiliam Volker” në Prizren. Pas verifikimit, policia e ka gjetur pronarin e portofolit i cili është paraqitur në stacionin policor, i njëjti i ka pranuar portofolin me të gjitha sendet e humbura.

Policia e Kosovës

Policia konsideron veprimin si shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.

Në lidhje me këtë rast policia ka mbajtur procesverbal mbi pranim-dorëzimin e sendeve te gjetura dhe të dorëzuara, njëherë duke e falënderuar qytetarin i cili i kishte sjellë portofolin dhe të hollat në polici. Veprimi i tij është konsideruar shembull dhe sjellje e civilizuar në shoqëri.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Deri më tani janë bërë 60 mijë aplikime për shtesat për fëmijë

Artikuj të ngjashëm