E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Quni flet për balotazhin në Prizren, tregon se me kë do bënte koalicion

- Advertisment -spot_img

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni ka uruar kundërkandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe PDK Shaqir Totaj të cilët me 15 nëntor do t’i hyjnë garës edhe njëherë, pasi komuna mbeti në balotazh.

Ai ka thënë se janë të hapur për koalicion me LVV-në ose PDK-në për në balotazh.

Ai ka thënë se megjithëse nuk arritën të hyjnë në balotazh, i gëzon fakti që LDK ka shënuar ngritje të theksuar të votave nga zgjedhjet e fundit. Kjo, sipas tij, i motivon që të mos ndalen, të punojnë, të riorganizohen që tani për t’u ngritur e për t’u fuqizuar.

Kemi punuar shumë dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë më të larta, por e respektojmë vullnetin e qytetarëve që është shprehur me votë të lirë. Dua gjithashtu të shprehi vlerësimin tim maksimal për njerëzit e terrenit që punuan shumë, ne krye me Shefin e Shtabit, Hanefi Muharremin dhe ekipin që u angazhuan dhe punuan pa ndalë. Dua të falënderoj, gjithë akterët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, mes tyre komisionarët, vëzhguesit dhe Policinë e Kosovës. Uroj aktivistët e simpatizantët tanë për suksesin e Lidhjes Demokratike që ka shënuar nëpër komuna gjithandej, ndërkaq oponentët i uroj për rezultatet e arritura, me shpresën se do t’i përmbushin premtimet elektorale

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm