E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

QKUK: Rast i rrallë, një nënë 51 vjeçare lindi foshnje

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se një rast i rrallë i lindjes është regjistruar në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Observeri.

Lexo edhe: ​MAShT ndan 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit me aftësi të kufizuara

Pacientja me inicialet A.I., 51 vjeçare, lindi një fëmijë të gjinisë mashkullore, me peshë 3.6 kilogramë.

Lindja është kryer me operacion, suksesshëm. Pas lindjes, neonatologët e Klinikës së Neonatologjisë, kanë kryer të gjitha kontrollet e foshnjës dhe kanë monitoruar në vazhdimësi gjendjen shëndetësore.

ShSKUK

Gjendja e pacientes dhe e bebes është stabile, sipas mjekëve, dhe shumë shpejt do të lirohen për në shtëpi.

Postimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm