E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Qeveria thotë se po punon në Ligjin e Pagave

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës ka thënë se një grup punues është duke punuar në projektligjin për paga, i cili sipas tyre pasi të hartohet do të dërgohet për konsultime paraprake dhe konsultime publike, raporton Koha, transmeton Observeri.

Qeveria ka deklaruar se po synohet përgatitja e një serie të dëgjimeve publike me qëllim që ky ligj të hartohet në mënyrë të duhur dhe të zgjidhë problemin në term afatgjatë.

Tutje nga ta është thënë se aktualisht pagat në sektorin publik janë të rregulluara me një numër të madh te akteve ligjore dhe nënligjore të ndryshme, dhe kjo ka krijuar për vite një situate konfuze.

Prandaj ne tani jemi duke u angazhuar maksimalisht për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Ligji për paga në sektorin publik është ndër ligjet me komplekse në agjendën tonë legjislative. Ligji i miratuar nga qeveria e kaluar kishte krijuar pabarazi të mëdha, dhe si rrjedhojë edhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka ngushtuar terrenin për hartimin e këtij ligji. Këto janë arsye shtesë pse hartimi i këtij ligji kërkon më shumë kohë, në mënyrë që të adresohen gabimet e kaluara që kanë krijuar pabarazi, por edhe që projektligji i ri të jetë në përputhshmëri me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Qeveria, për Kohën

Sot punonjësit shëndetësorë kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë për Ligjin e Pagave. Ata ndër të tjera kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë punën. Paralajmërim për të njëjtën gjë ka bërë edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit. SBASHK-u ka thënë se nëse deri në janar të vitit të ardhshëm nuk implemetohet Ligji i Pagave do të ketë grevë në sistemin arsimor./observeri/

Lexo edhe: Dodiku nuk bindet nga SHBA-ja për “rrënimin” e Bosnjës

Artikuj të ngjashëm