E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria subvencionon kreditë deri në 20% për prodhuesit vendor, ofron mbështetje edhe për eksportet

- Advertisment -spot_img

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se si ministri kanë përgatitur një sërë masash në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike për t’u dalë në ndihmë prodhuesve vendorë.

Murati përmendi subvencionimin e kredive deri në 20% të shumës së kredisë në kuadër të masës 2.1 që është e përfshirë në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Në kuadër të pakos kemi masën 2.1 që parasheh mbështetjen e prodhuesve vendor me subvencionim të kredive deri në 20% të shumës së kredisë të principalit, që maksimumi i lejuar për subvencionin është 400 mijë euro, që nënkupton që të gjitha kreditë deri në 2 milionë euro për bizneset prodhuese që duna t’i shtojnë kapacitet do të mbështeten me 20%. Kjo do të bëhet duke filluar nga ky muaj pra nga 1 tetori e tutje për të gjitha kreditë që plotësojnë kushtet

u shpreh Murati.

Ministri theksoi se kushtet për të aplikuar për këtë mbështetje janë të thjeshta.

Kushtet janë të thjeshta, krejt çka duhet është që 50% e investimit të jetë në pajise për zgjerim të kapacitetit. Subvencionimi do të bëhet në dy transhe: transhi i parë prej 15% të vlerës së kredisë do të bëhet me rastin kur është disburcuar 70% e vlerës së kredisë, kurse pjesa e mbetur prej 5% do ti transferohet në llogarinë e biznesit në momentin kur për shumën e njëjtë janë paguar pagat e punëtorëve të rinj që janë punësuar

tha Murati.

Ai shtoi se pasi të jetë bërë ngritja e kapaciteteve prodhuese, synimi i tyre si Qeveri është që ti mbështesin prodhuesit edhe në hallkat tjera të zinxhirit të prodhimit dhe eksportit.

Kemi paraparë që të ketë mbështetje me grante për secilin biznes prodhues deri bë 20 mijë euro për trajnim të stafit teknik që merr pjesë në procesin e prodhimit. Në kuadër të masës së ngritjes së kapaciteteve është paraparë edhe subvencionimi deri në 10 mijë euro për stafin menaxherial. Masë tjetër në kuadër të masës 2.4, është për ndihmë financiare apo subvencionim deri në 50 mijë euro për brendim apo ribrendim të produktit. Një produkt cilësor duhet ta ketë edhe paketimin dhe marketingun e duhur që të jetë atraktiv për konsumatorin

tha Murati.

Ministri shtoi se masa tjetër do të jetë po ashtu subvencionimi deri në 50 mijë euro për të marrë pjesë në panairet ndërkombëtare që të plasohet produkti dhe të gjenden tregje të reja për eksport.

Këto masa përmbajnë një paketë për ti ndihmuar prodhuesit tanë. Fillon nga data 1 tetor retroaktiv për të gjitha kreditë që janë marrë nga data 1 tetor e tutje kualifikohen për këtë subvencionim dhe nga tani e tutje mund të aplikojnë bizneset për mbështetje në të gjitha këto masa dhe do të jetë e hapur deri në fund të qershorit të vitit të ardhshëm

u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm