E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria së shpejti do të dal me pako masash në ndihmë të qytetarëve pas rritjes së çmimeve

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Albin Kurti ka folur për rritjen e çmimeve në vend. Ai ka thënë se Kosova varet nga importi dhe s’kishte si të mos ndikohej nga rritja e çmimeve.

Kurti ka njoftuar se ditëve në vijim do të dalë me një pako masash, e cila do t’i ndihmojë qytetarët për të kaluar më lehtë rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.

Fushata që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë vetëm shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet dhe në anën tjetër të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumatorë. Nga sot e ditëve në vijim, po punojmë që të kemi pako masash që të kaloni më lehtë këtë gjendje

ka thënë ai.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se kjo rritje me ritëm të shpejtë u ndikua nga berza botërore, e cila ndikoi edhe në shtete më të zhvilluara.

Pasojat e pandemisë COVID-19 në ekonominë globale, po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve esenciale

tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm