E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Qeveria “Rama 3” betohet në Presidencë

- Advertisment -spot_img

Sot u mbajt ceremonia e betimit të qeverisë së re të Shqipërisë në Presidencë.

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Presidencë vetëm 2 minuta para orarit zyrtar të përcaktuar për betimin e kabinetit të ri qeveritar. Ndryshe nga 4 vjet më parë, kur qeveria e re e përshkoi në këmbë, të gjithë së bashku, rrugën drejt presidencës, kryeministri zgjodhi të shkonte me makinë në ambientet e presidencës dhe ministrat iu bashkuan një nga një.

Qeveria ‘Rama 3’ mori miratimin në parlament me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët 4 ministra pa portofol. 12 ministra janë gra dhe 3 burra.

Programi i qeverisë së re e ka drejtuar fokusin tek rindërtimi pas tërmetit dhe menaxhimi i pandemisë, mirëqenia e qytetarëve, modernizimi për zhvillim të ekonomisë prodhuese, familja dhe forcimi i shtetit ligjor.

Përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”:

  • Arben Ahmetaj– Zv.kryeministër
  • Ulsi Manja- Ministër i Drejtësisë.
  • Delina Ibrahimi– Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  • Ogerta Manastirliu– Ministre e Shëndetësisë
  • Bledi Çuçi– Ministër i Brendshëm
  • Belinda Balluku– Ministre Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Olta Xhaçka– Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
  • Mirela Kumbaro– Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
  • Evis Kushi– Ministre e Arsimit dhe Sportit
  • Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
  • Frida Krifca– Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
  • Elva Margariti – Ministre e Kulturës
  • Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standarded dhe Shërbimet
  • Elisa Spiropali– Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Bora Muzhaqi– Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Edona Bilali– Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

/observeri/

Lexo edhe: Tentohet të futet drogë në Dubravë

Artikuj të ngjashëm