E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Qeveria paralajmëron se s’do të ketë Asociacion: Nuk kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, i ka quajtur të dëmshme Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe iniciativën e “Ballkanit të Hapur”.

Ajo në raportimin para deputetëve ka paralajmëruar se Marrëveshja e Asociacionit nuk do të zbatohet.

Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Balkan’, Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë qe t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme. Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme.

Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e Kosovës

Deklarata e zëvendëskryeministres Gërvalla është e njëjtë me atë të zëvendëskryeministrit tjetër, Besnik Bislimi, që në “Desku” të KTV-së tha se s’do të ketë asociacion të tillë./observeri/

Lexo edhe: Vjedhje në QMF-në në Gjakovë, zbrazet rezervuari me naftë

Artikuj të ngjashëm