Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.
Nga ky buxhet, për herë të parë, do të ndahen 2 milion euro për Luginën e Preshevës.
Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës, në shumë prej 2 milionë euro
ka thënë kryeministri Kurti.
Në kuadër të buxhetit të miratuar nga Qeveria e Kosovës për vitin 2022 do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin, 10 milionë euro për blerje të ambasadave./Observeri/
Lexo edhe: Qeveria ndan 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin