E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Qeveria konfirmon vazhdimin e dialogut më 16 nëntor, do të flitet për të zhdukurit dhe energjinë

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës ka konfirmuar se më 16 nëntor do të mbahet raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh, raporton KosovaPress, transmeton Observeri.

Në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, kurse Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e saj, Petar Petkoviq.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë.

Përparim Kryeziu – Zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Grenell niset për në Serbi, shprehet i frustruar që nuk po zbatohet marrëveshja e Washingtonit

Artikuj të ngjashëm