E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Qeveria ia ka borxh BKS-së rreth 266,000 euro për polisat e mërgimtarëve

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës ia ka borxh Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) 266,000 euro, si kompensim i pagesave për polisën kufitare për mërgimtarët, raporton EO, transmeton Observeri.

Ky borxh vjen si rezultat i vendimit të Qeverisë që t’i mbulojë këto pagesa, mirëpo Sami Mazreku, drejtor i BKS-së, ka thënë se kompensimi do të bëhet pas verifikimit nga ministria e Financave.

Në bazë të praktikave deri më tani dhe në bazë të përvojave të këtyre dy muajve të kaluar, e kemi një numër që nuk është konfirmuar nga policia kufitare, nëse flasim për total janë rreth 266,000 euro që na presim se së shpejti ministri Murati ashtu siç e thotë edhe marrëveshja, që të formojë një komision dhe grup teknik dhe të marrë mostra në pika kufitare dhe të shihet sa janë lëshuar këto sigurime, a kanë qenë veturat në kufi, sepse jemi në vit pandemik dhe kjo është sfiduese për ne.

Sami Mazreku – Drejtor i BKS-së

Sipas tij, në muajin shtator ka lëvizje më pak të bashkatdhetarëve, ku janë mbi 12,000 vetura që presin të verifikohen nga Polica.

Nga ajo që e vërejmë shihet se muaji shtator ka lëvizje më pak të bashkatdhetarëve, ku janë rreth 12,468 vetura që presim t’i verifikojë Polica dhe ne pastaj t’i ekzekutojë. Pra muaji korrik dhe gusht është muaji më i madh dhe fundviti ku janë edhe pushimet. Si proces e kemi të obligueshme që për çdo muaj listat e polisave që lëshohen në pikat kufitare në tërë territorin e Kosovës, t’i dërgojmë tek Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht policia kufitare dhe të shohin se këto vetura a kanë hyrë në kufi apo jo, e pastaj ato vetura të cilat konfirmohen paguhen dhe ekzekutohen nga thesari i shtetit. Ajo çfarë nuk kanë kuptuar mirë qytetarët është se sigurimi prapë lëshohet në kufi, vetëm se pagesën për këto dy kategoritë e automjeteve që janë vetura, pasagjerët dhe motoçikleta i mbulon Qeveria e Kosovës. Marrëveshja e dini që ka filluar më 1 korrik dhe është e vlefshme deri më 31 dhjetor, e përpara se me u lëshua kjo marrëveshje ne si Byro bashkë me Bankën Qendrore kemi zbritur tarifat prej 35% dhe pastaj kemi hyrë me një marrëveshje e cila vlen deri në fund të vitit.

Tha Mazreku

Lirim Krasniqi nga organizata “GERMIN” ka thënë se duhet të bëhet një zgjidhje më afatgjate, pasi qeveria Kurti ka menduar vetëm sipërfaqësisht, duke bërë si të tillë një rishpërndarje të padrejtë të parasë publike.

Ne mendojmë që duhet të bëhet një zgjidhje afatgjate, sepse ndërhyrja e Qeverisë Kurti në një mënyrë e ka zgjidhur sipërfaqësisht ose përkohësisht problemin. Ne mendojmë që nuk mund të zgjidhet problemi në plan afatgjatë nëse ne paguajmë për çdo vit si Qeveri polisat dhe sigurimet sepse është një rishpërndarje e padrejtë e parasë publike.

Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN

Sipas tij, në bazë të rekomandimeve dhe analizave të bëra do të duhej që kjo Qeveri të gjente mundësinë për të bërë marrëveshje me shtetet ku diaspora është më e koncentruar që të mundësohej anëtarësimi në kartonin e gjelbër, raporton EO.

Ne më herët kemi bërë një analizë të politikave dhe kemi rekomanduar që qeveria e Kosovës të jetë më proaktive për të gjetur mundësi përmes marrëveshjeve bilaterale me shtetet ku diaspora jonë është më e koncentruar. Ajo që mund të bëhet është që të lidhen marrëveshje direkte me disa shtete ose Kosova të gjej mënyrën e anëtarësimit në kartonin e gjelbër që të lirohet gjithë ata mërgimtarë që vinë në Kosovë.

Tha Krasniqi

/observeri/

Lexo edhe: Mbi 1 mijë e 200 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm