E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Qeveria e përkohshme e Afganistanit lejoi fluturim jashtë vendit

- Advertisment -spot_img

Rreth dyqind të huaj në Afganistan, ndër ta edhe amerikan, do të largohen nga Kabuli me aeroplan të enjten.

Qeveria e re e Talibanit ka pranuar evakuimin e afro 200 personave, raporton Reuters, transmeton Observeri.

Ky është fluturimi i parë që prej evakuimit prej afro 124 mijë personave nga qeveria amerikane.

Fluturimi charter i Qatar Airways do të udhëtoj drejt kryeqytetit të Katarit Doha dhe një fluturim i dytë është planifikuar të premten.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken kërkoi ndihmë me evakuimet gjatë një vizite të fundit në Katar.

Qindra qytetarë afganë që kishin ndihmuar ushtrinë amerikane nuk mund të hipnin në avionin amerikan të muajit të kaluar./observeri/

Lexo edhe: Talibanët shpallin Qeverinë e re të Afganistanit

Artikuj të ngjashëm