E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Qeveria e Kosovës ndan 10 milionë euro për mbështetje të amvisërisë

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 10 milionë eurove për mbështetje të likuiditetit familjar.

Kryeministri, Albin Kurti, tha se kjo masë do t’ua lehtësojë familjeve kosovare përballimin e shpenzimeve familjare.

“Në adresimin vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19, zbatimi i masës 3.6 nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike do t’u mundësojë shumë familjeve në Kosovë që të kenë likuiditetin e nevojshëm përballimin e shpenzimeve familjare.

Albin Kurti

Lexo edhe: Reagon ministri Xhelal Sveçla për kapjen e rreth 9 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë

Ky vendim u mor me propozim të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit.

Ministria propozon ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.6 të pakos për ringjallje ekonomike, përkatësisht mbështetjen e likuiditetit familjar. Me anë të kësaj mase mbështetet amvisëria, pra familjet duke u subvencionuar kreditë konsumuese ashtu që t’u mundësohet ta kenë sa më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale.

Albin Kurti

Murati tha se familjet përfituese do të mbështeten me 10 për qind të kredisë konsumuese, derisa afati për aplikim do të hapet gjatë ditëve në vijim.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm