E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Qeveria e Kosovës miraton kërkesat e MSH-së dhe të MAPL-së

- Advertisment -spot_img

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme krahas masave të reja ka miratuar edhe dy vendime të tjera.

Një nga vendimet e miratuara është kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit.

Lexo edhe: Blerim Vela reagon pasi helikopterët serbë iu afruan kufirit në veri

Për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetëmijë e pesëqind) euro.

Vendimi i tjetër i miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është edhe kërkesa e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00€ në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti: “Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm