E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Qeveria e Kosovës: 35% e popullatës së rritur janë imunizuar plotësisht, jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60%

- Advertisment -spot_img

Qeverisë së Kosovës ka ndarë disa statistika në Facebook sa i përket vaksinimit të popullisë kundër COVID-19.

Sipas tyre procesi i vaksinimit po vazhdon me sukses duke thënë se janë në rrugë të mbarë për të tejkaluar cakun prej 60% të popullatës së rritur që do të vaksinohen deri në fund të vitit.

Deri tani mbi 440.000 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza apo 35% e popullatës së rritur – mbi 18 vjeç. Procesi i vaksinimit po vazhdon dhe me këtë ritëm jemi në rrugë të mbarë që të tejkalojmë cakun prej 60% të popullatës së rritur deri në fund të vitit.

thuhet në njoftimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Facebook.

Tutje në njoftimin e Qeverisë thuhet se, këtë javë numri i rasteve të reja ka pësuar rënie të ndjeshme, sikurse edhe rasteve të hospitalizuara. Nga sot kemi nën 10.000 raste aktive, për herë të parë pas 15 gushtit, kurse sot pozitivitet i rasteve të reja është vetëm 2.98%, më i ulëti që nga 2 gushti.

Qeveria gjithashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve që i kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19.

Artikuj të ngjashëm