E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Qëndrimi i BE-së për ndalesën që Serbia ua bëri boksierëve kosovarë

- Advertisment -spot_img

Bashkimi Evropian, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me ndalesën e kombëtares kosovare në boks që të hyjë në territorin e Serbisë për të marrë pjesë në kampionatin botëror, ka kërkuar që të mos pengohet shkëmbimi kulturor, sportiv, intelektual dhe artistik mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç kemi thënë disa herë në të kaluarën, normalizimi afatgjatë i raporteve dhe pajtimi i qëndrueshëm mes shoqërive fillon me shkëmbimet intelektuale, kulturore, sportive dhe artistike. Shkëmbimet e tilla janë thelbësore për të ndërtuar mirëkuptimin. Autoritetet në të gjitha nivelet nuk duhet të kursejnë përpjekjet për të siguruar që një shkëmbim i tillë të ndodhë rregullisht, në mënyrë të papenguar dhe pa asnjë shqetësim” ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano. Ai është i ngarkuar si zëdhënës për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, që ka përsipër edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Peter Stano – Zëdhënës i BE-së

Ndërkohë BE është shprehur se mbështet kërkesën e Asociacionit Ndërkombëtar të Boksit që Federata e Kosovës të trajtohet sikur të gjithë anëtarët tjerë.

BE-ja mbështet plotësisht Asociacionin Ndërkombëtar të Boksit në pritjet që delegacioni i Federatës së Boksit të Kosovës të trajtohet njësoj sikur delegacionet e secilit anëtar tjetër të delegacionit dhe t’i mundësohet Kosovës pjesëmarrje në baza të barabarta.

Shtoi Stano

Kampionati botëror në Beograd tashmë ka nisur, pa pjesëmarrjen e Kosovës në të dhe është pikëpyetje nëse kjo përgjigje e BE-së do të mund të ndryshojë ndonjë gjë.

Delegacioni kosovar është kthyer tri herë nga kufiri me Serbinë./observeri/

Lexo edhe: Rrjeti i Grave të Kosovës reagon për dënimin me 8 muaj burgim të personit që dhunoi një 15 vjeçare

Artikuj të ngjashëm