E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Qendra e vaksinimit në Rahovec ka pasur përsëri probleme me printer duke pamundësuar printimin e kartonit të vaksinës

- Advertisment -spot_img

Drejtori i QKMF-së, Elbunit Kryeziu, ka bërë me dije se sot rreth orës 11:40 është prishur printeri dhe ka pamundësuar vaksinimin me dozën e parë në këtë qendër.

Printeri është i domosdoshëm për nxjerrjen e kartonëve të vaksinimit për të vaksinuarit, pasi pa ata nuk lejohet dhënia e dozave të para.

Unë i kam njoftuar në Ministri dhe po presim që të vijnë e ta rregullojnë, kjo na e bën të pamundur dhënien e dozave të para të vaksinës dhe qytetarët që kanë rezervuar termine për këtë dozë duhet të kthehen.

Elbunit Kryeziu – Drejtori i QKMF-së, për Kohën

Pak ditësh, Qendra e Vaksinimit në Rahovec e kishte të njëjtin problem dhe kishte kaluar tërë dita pa u rregulluar defekti i printerit./observeri/

Lexo edhe: A janë asgjësuar dozat e skaduara të AstraZenecas ?

Artikuj të ngjashëm