E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Qendra e Studentëve njoftim për studentët që kanë aplikuar në konvikte

- Advertisment -spot_img

Qendra e Studentëve përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nesër me datë 28.09.2021 do të shpallë rezultatet për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2021/2022, shkruan Observeri.

Rezultatet do të publikohen në adresat zyrtare të QS-së, http://www.qs.rks-gov.net dhe profilin Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

Konkursi ka qenë i hapur nga data 13 shtator deri 19 shtator 2021. Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5000 studentë.

Lexo edhe: Presidentin francez e sulmojnë me vezë në mes të panairit/ Video

Kapaciteti për banim në konvikte këtë vit është rreth 4000 vende.

Afati për ankesa është me datat 29 dhe 30 shtator 2021.Paraqitja e ankesave do të bëhet përmes sistemit Online në adresat zyrtar në webfaqen http://www.qs.rks-gov.net dhe përmes profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm