E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

PZAP merr vendim, të gjitha fletëvotimet për Kuvend Komunal në Podujevë do të rinumërohen

- Advertisment -spot_img

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim për rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë.

Këtë vendim PZAP e ka marrë pas ankesës së bërë nga kandidati për asamble në këtë komunë nga radhët e LVV-së, Xhevdet Maloku dhe 119 kandidatë të tjerë.

Në vendimin e PZAP-së të cilin e ka bërë publik vetë Maloku shkruan: “Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rinumëroj të gjitha fletëvotimet për kandidatët për Kuvend Komunal në Podujevë nga të gjitha subjektet politike. Rezultati i cili del pas rinumërimit të fletëvotimeve në vendvotimet të cituara si në pikën II të diapozitivit të këtij vendimi të përfshihen në rezultatin përfundimtar”.

Maloku ka shkruar se sot kanë pranuar vendimin e PZAP-së i cili ka pranuar ankesën e 119 kandidatëve për Kuvend Komunal.

Dhamë një shembull që të bashkuar mund të ja dalim, do e mbrojmë çdo votë e cila ende gjindet në kuti të votimit

ka shkruar Maloku.

Artikuj të ngjashëm