E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Punëtori vjedh 6365 euro në një pompë të derivateve/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person ka raportuar punëtorin e tij se i kishte vjedhur para nga arka, shkruan Observeri.

Rasti ka ndodhur në Banullë të Graqanicës dje rreth orës 12:18 në një pompë të derivateve.

I dyshuari kishte vjedhur 6365 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Një person ka vdekur dje në Prishtinë, dyshohet se u hodh nga kati i 12-të i banesës

Banulle, Graqanicë 10.09.2021 – 12:18. Ankuesi mashkull  kosovar, ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull  kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve. I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm