E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës edhe nesër në protestë

- Advertisment -spot_img

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës përsëri do të jenë para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar pagat e tyre dhe përcaktimin e tyre nga punëdhënësi, qeveria në këtë rast.

Ata po kërkojnë miratimin e Ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe deri në këtë miratim do të vazhdojnë protestat.

Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019, ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj.

Lotaria e Kosovës

Protesta do të mbahet nga ora 11:00 para objektit të Qeverisë së Kosovës./observeri/

Lexo edhe: A ka koalicion të fshehtë LDK-PDK në Podujevë

Artikuj të ngjashëm