E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Punëtorët e Ferronikelit protestojnë para qeverisë

- Advertisment -spot_img

Punëtorët e ”Ferronikelit” kanë protestuar sot para Qeverisë.

Për dy ditë me radhë punëtorë të kompanisë “NeëCo Ferronikeli Complex LLC”, po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata po kërkojnë zgjidhje pasi mbetën pa punë kur më 8 tetor kompania “Balfin” nga Tirana ndërpreu punën për shkak të shtrenjtimit të energjisë elektrike në Evropë

Sa i përket çështjes së ngritjes së çmimit prej vitit të ri e këndej ka filluar kjo. Kemi mbijetuar derisa ka arritur në këtë limit. 130 megavat kemi mbijetuar, por kur ka shkuar 160 e 270 nuk kemi pasur mundësi me operu, është detyruar të ndalet prodhimi e punëtorët të shkojnë në shtëpi. Çështja është se punëtorët nuk kanë të ardhura për të mbijetuar. Janë në kredi. Kështu që menaxhmenti nuk ka siguruar më veç për tetor. Në tetor nuk kemi dalë në punë pas 8 tetorit. Kemi marrë 50 për qind të pagës. E për nëntor sipas menaxhmentit nuk do të ketë pagesë. Për këtë arsye iu kemi drejtuar Qeverisë që të na bëjë zgjidhje. Zgjidhjen e bën veç Qeveria askush tjetër. Na si sindikatë e klasë punëtore, i kemi mekanizmat sindikal që i ndërmarrim. Ka mekanizma sindikal, presione të ndryshme deri te radikalizimi i punëtorëve

ka thënë Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Ferronikelit.

Artikuj të ngjashëm