E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Publikohet momenti i arrestimit të 31-vjeçarit që vrau ish-gruan e tij/ VIDEO

- Advertisment -spot_img

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Elton Metajt i cili gjatë mbrëmjes së djeshme vrau me kallashnikov ish-gruan e tij 23-vjeçare, Sabrina Benga.

Ai ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar, ndërsa është dashur ndjekja nga FNSH dhe Shqiponjat për disa orë në mënyrë që ta neutralizonin.

Lexo edhe: Kjo është gjendja e pacientëve me Covid-19 në Spitalin e Pejës/ 49 pacientë në gjendje të rëndë

Ky krimi dukej se ishte i paralajmëruar, pasi një vit më parë në shator të 2020-ës, Elton Metaj me një kallash në dorë kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së ish-bashkëshortes dhe më pas kishte kërcënuar se do kryente vetëvrasje.

Në atë kohë u deshën rreth 5 orë negociata nga policia që 31-vjeçari Elton Metaj të lëshojë kallashnikovin dhe të mos kryente aktin ekstrem.

Ai pas kësaj ngjarje u burgos, për tu lënë më pas i lirë në korrik të këtij viti. Ende nuk dihet se si Elton Metaj u la i lirë, duke ditur rrezikshmërinë e tij.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm