E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Publikohen emrat e dy personave që u shpallën “non grata” në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka marrë sot një vendim, në të cilin ka shpallur “persona non grata” dy rusë.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Në dokumentin që ka siguruar ATV-ja, kuptohet se ministrja Gërvalla ka njoftuar edhe presidenten, kryeministrin, si dhe policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës.

Për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, me ç’rast ka thënë se “Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë, për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.”

Ndërkohë, edhe shefi i kabinetit të ministres Gërvalla, Sharr Jakupi, ka shkruar se për të njëjtit janë njoftuar organet përkatëse të rendit dhe ligjit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm