E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Pse i anuloi Vuçiq takimet me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës?

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq anuloi të martën takimet e planifikuara me ambasadorin e Rusisë dhe Kinës në këtë vend.

Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e tij tha se anulimi i takimeve është bërë me këshillën e mjekëve pasi për shefin e shtetit serb u tha se nuk ishte mirë me shëndet.

Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull, dhe Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punës në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj ne shkojmë në Dubai dhe merremi me problemet e përditshme në Kosovë, kështu që ai duhej të ndalej. Kështu që vendosëm, domethënë, mjekët i sugjeruan që të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim.

Sipas Vasiljeviq, takimet e planifikuara për të martën me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës janë shtyrë për të mërkurën.

Lexo edhe: Ka nisur takimi Kurti – Von der Leyen

Për këtë çështje është deklaruar për Danas edhe Sonja Biserko, presidente e Komiteti të Helsinkit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të dalë fitimtar nga kriza aktuale në Kosovë, jo vetëm në raport me shqiptarët, por edhe me të gjithë faktorët e huaj, anuloi takimet me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

Biserko thekson se reagimi i Perëndimit duhet të jetë i rëndësishëm për Rusinë, e cila siç tha ajo ndoshta e inkurajon Serbinë për të marrë informacion se sa janë vërtet të gatshëm për të mbrojtur sferën e tyre të interesit, e cila sigurisht që është Ballkani.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm