E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

PSD-ja me biberona para Qeverisë kundërshtoi vendimin për mbylljen e çerdheve

- Advertisment -spot_img

Përmes një aksioni simbolik, Partia Socialdemokrate (PSD) ka kundërshtuar vendimin për mbylljen e çerdheve, duke vendosur para ndërtesës të Qeverisë disa shishe për qumësht të fëmijëve.

Natyra Kuçi, zëdhënëse e kësaj partie deklaroi se ky aksion simbolik sot është pikërisht për lënien anash të fëmijëve, dhe shtypjen e grave në shoqëri, raporton EO, transmeton Observeri.

Këta biberonaqë i kemi hedhur sot këtu përçojnë mesazhin se fëmijët nëpër kopshte janë lënë anash nga dora e shtetit dhe prapë janë lënë në kujdesej të nënave dhe grave dhe barra po rëndon prapë te nënat. Kur janë lënë hapur xhamitë, tubimet, gastronomia dhe gjithçka tjetër.

Natyra Kuçi – Zëdhënëse e PSD-së

Ajo shton se qëllimi kryesor i qeverisë Kurti është që të mbyllen gratë në shtëpi të bien rastet, dhe pastaj të vazhdohet me tubimet dhe fushatën e tyre.

Qeveria Kurti është jo emancipuese por betonuese e rolit të grave në shoqëri, roli i të cilave nënën e mban në shtëpi deri sa rastet të bien dhe të vazhdoj me fushatën elektorale dhe tubimet.

Shtoi Kuçi

/observeri/

Lexo edhe: Albin Kurti deklarohet pro hapjes së arkivave të UÇK-së

Artikuj të ngjashëm