E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

PSD-ja kërkon rritjen e pagës bazë, s’i përjashton protestat

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Partia Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se si kundërpërgjigje e ngritjes së çmimeve do të duhej të rritje e paga minimale, raporton Ekonomia Online, transmeton Observeri.

Molliqaj në një konferencë për media shtoi se paga do të duhej që të rritej në 350 euro, teksa ka kërkuar që edhe produktet bazë të lirohen nga TVSh-ja.

Ajo që kemi vërejtur ne është se masat qe duhet të ndërmerren nga ana e qeverisë si vijon. Funksionimi i Këshillit ekonomiko-social dhe paga minimale. Sa i përket rritjes së pagës minimale, 350 euro do të duhej te ishte në Kosovë që nuk ka ndërruar që nga viti 2021. Rritja e pagës do të rriste mirëqenien e qytetarëve, sepse e prek pikërisht këtë kategori. Tjetër që kërkojmë është se produktet bazë duhet të lirohen nga TVSh, ndonëse të gjithë thonë se është më e lira në rajon, ndërsa produktet siç janë mielli, kripa, qumështi, vaji, buka, duhet të lirohen nga TVSH-ja.

Dardan Molliqaj – Kryetar i PSD-së

Tutje, ai paralajmëroi aksion simbolik në lidhje me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë.

Në bazë të asaj që kemi vërejtur, besoj se nga java e ardhshme do të angazhohemi edhe me ndonjë aksion simbolik në lidhje me këtë çështje.

Tha Molliqaj

Imer Raçi aktivist i PSD-së, tha se një shportë me produkte bazë që ka kushtuar 18 euro, tani e njëjta kushton 23.55 cent, raporton EO.

Personat që janë goditur nga kjo situatë është edhe për ata që marrin pagë mesatare, të cilët janë goditur nga rritja e çmimeve për 37 për qind, të cilët kanë pagë deri në 280 euro. Buka, miell gruri, mish pule, vezë e shumë produkte tjera, janë nder produktet që janë rritur në Kosovë. Një shportë me produkte ushqimore për qytetarët që ka kushtuar 18 euro, ndërsa tani kushton 23.55 euro më shumë.

Imer Raçi – Aktivist i PSD-së

/observeri/

Lexo edhe: Komisioni për Buxhet i përgjigjet Kushtetueses për rrymën në veri, kundërshton opozita

Artikuj të ngjashëm