Situata në dy pikat kufitare veriore të Kosovës është e qetë pas tensioneve që mbretëruan pasditen e së hënës.
Serbët në afërsi të kufirit kanë ngritur tenda për të kaluar natën, e afër tyre kanë shpalosur edhe një transparent të madh ku thuhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

AKS, i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2012 nuk është themeluar, pasi Kushtetuesja ka gjetur se shumë nga pikat e tij bien ndesh me Kushtetutën.
Serbia, e sheh si thelbësore themelimin e këtij asociacioni dhe kërkon që të ketë kompetenca ekzekutive. Për këtë foli sot edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.