E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Prokuroria nis hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka filluar hetimet në lidhje me rastin e zgjedhjeve lokale për kryetar komune në Han të Elezit.

Sipas komunikatës për medie, hetimet në lidhje me rastin në fjalë do të bëhen nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)

thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit.

PZAP-ja e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Rufki Suma.

Procesi i votimit do të përsëritet vetëm për kryetar komune, për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit të mbështetjeve të votuesve

thuhet në vendimin e PZAP-së.

Pas vendimit të PZAP-it, ka reaguar kandidati për kryetar të Hanit të Elezit, nga PDK, Mehmet Ballazhi, i cili bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së kishte fituar këtë komunë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm