E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Prokuroria ndalon një person për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, rasti lidhet me zgjedhjet e 14 shkurtit

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Speciale njoftoi se ka ndaluar një person për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar”  që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka kryer kontrolle dhe sekuestrime të përkohshme në një lokacion në komunën e Pejës, ndaj një personi të dyshuar me inicialet K.B., i cili është ndaluar për veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” nga neni 277, e që ka të bëjë me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Lexo edhe: Dukugjin Lipa takohet me Vjosa Osmanin: Falemderit për përfaqësimin tuaj të mahnitshëm të vendit tonë

Prokuroria Speciale njofton se gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një  I-Phone 7, një I-P-hone X-MAX, si dhe një çantë e vogël krahu së bashku me armën e shkurtë (revole) kalibri: 9X19 mm, dy karikatorë (jashtë armës) të së njëjtës armë, njëri me 10 (dhjetë) fishekë dhe tjetri me 8 (tetë) fishekë të kalibrit 9 mm LUGER, 20 (njëzet) fishekë tjerë (jashtë karikatorëve) të kalibrit 9mm LUGER dhe një brisk i vogël ngjyrë ushtarake.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  me inicialet K.B., është dërguar në mbajtje për 48 orë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal  të organizuar” nga neni 277.

Artikuj të ngjashëm