E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Prokurorët e shohin të pamundur bashkëpunimin me Qeverinë pas deklaratës së zv.ministrit

- Advertisment -spot_img

Këshilli i Prokurorial i Kosovës e ka quajtur të pamundur bashkëpunimin me Qeverinë në kohën kur prokurorët, sipas këtij këshilli akuzohen se janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Reagimi i Këshillit Prokurorial vjen pas deklaratës së zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, se “prokurorët janë të involvuar në veprimtari kriminale dhe piramida kriminale”.

Përkundër bashkëpunimit të deritashëm reciprok në procese të ndryshme me Ministrinë e Drejtësisë, siç janë: rishikimi funksional, procesi i vetingut në sistemin e drejtësisë dhe shprehjes së vullnetit të mirë të sistemit prokurorial për ta forcuar bashkëpunimin në avancim të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, deklaratat e fundit, të bëra nga Zëvendësministri i Drejtësisë, i cili i ka quajtur prokurorët të involvuar në veprimtari kriminale, e bëjnë të pamundur bashkëpunimin ndërinstitucional

KPK

KPK-ja njofton po ashtu se ka lëshuar takimin e sotëm të Grupit punues për ndryshime ligjore, pasi Ministria e Drejtësisë nuk është distancuar ndaj deklaratave të Sallahut.

Ne nuk do të mund të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij grupi, pa një reflektim dhe distancim publik të Zëvendësministrit të Drejtësisë ose pushtetit ekzekutiv.

KPK

/observeri/

Lexo edhe: Kreu i Kishës serbe e quan Republika Srpskan shtet

Artikuj të ngjashëm