E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Projekti për Aeroportin “Adem Jashari”, zgjatet pista nga 2,500 në 3,050 metra dhe hapen rrugë të reja ajrore

- Advertisment -spot_img

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka folur për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe për normalizimin e hapësirës ajrore.

Aliu ka dhënë detaje të reja rreth projektit që tashmë është në fazën e finalizimit, transmeton Observeri.

Sipas tij, pista do zgjatet nga 2,500 metra në 3,050 metra.

Kemi kënaqësinë që sot në këtë konferencë të flasim për projektin e zgjatjes së pistës në Aeroportin e Prishtinës, dhe po ashtu për normalizimin e hapësirës ajrore. Ky është projekt i veçantë dhe ka rendësi të jashtëzakonshme për Aeroportin e Prishtinës, pasi që e bënë konkurrues në rajon, me finalizimin e këtij projekti do të realizohet zgjatja e pistës nga 2 mijë e 500 metra sa është momentalisht në 3 mijë e 50 metra dhe do të kemi instalim të pajisjeve të rëndësishme përcjellëse për rritjen e kapaciteteve teknike të agjencionit të shërbimit të navigimit ajror për ofrimin e shërbimeve në vend.

deklaroi ai

Sipas tij, me realizimin e projektit, sistemi i aterrimit do avancohet nga kategoria 2 në kategorinë 3B.

Ministri potencoi se pajisjet që do instalohen, kanë të bëjnë me navigimin, aterrimin dhe kushtet atmosferike.

Pajisjet që do funksionalizohen me këtë projekt, të cilat kanë të bëjnë me navigimin e meteorologjinë do të luajnë rol të rëndësishëm për aterrim në kushte të vështira atmosferike dhe më këtë rast të anulohet shkaktari kryesor i anulimit të fluturimeve. Sipas IHMK, mjegullat janë prezente 30-40 ditë brenda sezonës së dimrit.

shtoi Aliu

Kurse me procesin e normalizimit të hapësirës ajrore do ketë hapje të rrugëve të reja me shtete fqinje.

Më këtë projekte do të mundësohet normalizimi i hapësirës ajrore, që nënkupton hapjen e rrugëve të reja për shtetet fqinje, autoritetet e Kosovës kanë punuar ngushtë më NATO-n, KFORI-n dhe Bashkimin Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të aviacionit dhe palët në rajon për normalizim

theksoi ministri në konferencë.

Artikuj të ngjashëm