E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Projektet e mëdha në Prizren që do t’i shtyej përpara Haskuka në mandatin e ri

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti, mbajtën dje disa takime me qytetarë në Prizren, ku folën për qeverisjen e mirë qendrore dhe atë lokale në këtë qytet të kulturës e të njerëzve të ndershëm e punëtorë.

Katërvjeçari i parë i qeverisjes pavarësisht pengesave e diskriminimit që i është bërë Prizrenit ka qenë një katërvjeçarë i investimit në infrastrukturë, arsim, shëndet, e bujqësi.

Në mandatin e ri, me ndihmën e qeverisjes së re, do të shtyhen përpara projekte si ai për Zonën ekonomike, Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, rruga Prizren-Tetovë që tashmë ka hyrë në planifikim buxhetor, që do ta bëjnë Prizrenin qytet të prodhimit e zhvillimit, qytet të trashëgimisë kulturore e turizmit, të shëndetit e të zhvillimit të gjelbërt, për të gjithë e pa dallim.

/observeri/

Lexo edhe: Vulin: Serbisë s’i duhen rusët, për kthim në Kosovë na mjaftojnë serbët e atjeshëm

Artikuj të ngjashëm