E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Problemet e shkaktuara nga COVID-19 mund të zgjasin deri në një vit

- Advertisment -spot_img

Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe gratë shtatzëna të cilat janë me imunitet më të zvogëluar, kështu ka thënë Jakup Ismaili, drejtor i Klinikës Gjinekologjike në QKUK, raporton EO, transmeton Observeri.

Ismaili tha se simptomat janë të njëjta si te fëmijët po ashtu edhe te të rriturit. Sipas tij, format e rënda lënë komplikime në mushkëri nga gjashtë deri në një vit.

Varianti Delta po i atakon moshat e reja dhe gratë shtatzëna që janë me imunitet më të zvogëluar kështu janë disa forma më agresive sidomos te shtatzënat që kanë qenë të hospitalizuara tek ne. Simptomat janë të njëjta me probleme kardiovaskulare me temperaturë, kollitje. Format e rënda lënë komplikime në mushkëri dhe rehabilitimi zgjat nga gjashtë muaj deri në një vit.

Jakup Ismaili – Drejtor i Klinikës Gjinekologjike në QKUK

Ndërsa doktoresha në Klinikën e Pediatrisë Violeta Grajqevci ka thënë se zakonisht në klinikë lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që janë të hospitalizuar.

Sipas saj, situata në Klinikën e Pediatrisë është stabile dhe janë vetëm 23 shtretër të dedikuar për fëmijët me Covid.

Zakonisht lajmërohen dy forma të ndryshme me probleme të frymëmarrjes, respiratorë duke shkaktuar pneumoni të rëndë sidomos te fëmijët që i kemi të hospitalizuar. Momentalisht ne nuk mund ta dimë për arsye se tashmë është kjo formë e re në këta dy muajt e fundit që më e shpeshtë është në Kosovë që është lajmëruar te moshat pediatrike mbetet të diskutohet më tutje për pasojat që do të lërë për arsye se ende i kemi disa fëmijë në shërim por për pasoja afatgjate ende nuk mund të themi diçka serioze. Simptomat më të shpeshta janë me kollitje, plogështi, lodhje, madje dhimbje muskujsh dhe kokëdhimbje, jashtëqitje ujore po ashtu edhe më frymëzënie sidomos te format më të rënda kur veç janë atakuar mushkëritë me problemet e pneumonisë atëherë kemi shenja të vështirësisë në frymëmarrje, nevojë për oskigjenoterapi e shumë probleme tjera.

Violeta Grajqevci – Doktoreshë në Klinikën e Pediatrisë

/observeri/

Lexo edhe: Një burrë në Deçan bëri për spital gruan e tij

Artikuj të ngjashëm