Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person nga Prizreni ka plagosur vetën aksidentalisht në kokë gjatë ditës së djeshme, shkruan Observeri.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes së viktimës ai ka gjetur një armë në mal dhe pasi është kthyer në shtëpi duke e pastruar armën kishe plagosur vetën në kokë.
Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
Lexo edhe: Numri i të shtruarve nëpër spitalet e Kosovës
LËNDIM I RËNDË AKSIDENTAL
Fsh. Pousko 28.09.2021 – 17:56. Raportohet se viktima mashkull, sipas dëshmitares femër kosovare (bashkëshortes së viktimës). Viktima kishte gjetur një armë në mal dhe pas ishte kthyer në shtëpi duke e pastruar armën ishte vetë plagosur në kokë. Viktimës fillimisht iu është ofruar tretman mjekësorë në spitalin e Prizrenit e për shkak të gjendjes se rëndë është transferuar në QKUK, Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.