E shtunë, 20 Gusht, 2022
spot_img

Prizren/ Një i vdekur dhe dy të lënduar, vetura përfundon në lumë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në Prizren, si pasojë e një aksidenti, shkruan Observeri.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 20, pasi drejtuesi i automjetit, në këtë rast viktima, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë kishte dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Lexo edhe: Aksident me fatalitet në Dragash, një person u godit nga një veturë

Fsh. Gjonaj, Prizren 25.09.2021-19:50  Lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasoj e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës, ka dal nga rruga dhe ka rënë në lum. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy meshkuj kosovar ( pasagjer në veturë). Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm