Barnatorja “Rexall” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan Observeri.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se nuk ka persona të lënduar nga zjarri.
Lexo edhe: Kapet 23-vjeçari i kërkuar në Ferizaj/ Detaje nga policia
Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
Flora Ahmeti