E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Presidentja Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin Kosnett

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përshëndetës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip S. Kosnett, shkruan Observeri.

Presidenca njoftoi se gjatë këtij takimi, Osmani e ka dekoruar ambasadorin Kosnett me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e dhënë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit të demokracisë në vend.

Duke e falënderuar për punën e palodhshme dhe angazhimin jashtëzakonisht aktiv gjatë misionit të tij në vendin tonë, presidentja Osmani tha se puna e ambasadorit Kosnett dhe të stafit të tij janë po ashtu kontribuuese të rëndësishme në drejtim të mbajtjes së Kosovës lartë në agjendën e politikës së jashtme të ShBA-ve.

Kumtesa e Zyrës së Presidentes.

Lexo edhe: Kjo është agjenda e vizitës së Merkel në Tiranë për ditën e nesërme

Në këtë takim, palët citohen të ketë diskutuar për raportet e thella strategjike mes dy vendeve.

Sipas, të pares së vendit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë janë në një etapë të re të bashkëpunimit bilateral, e cila, thotë ajo, krijon mundësi të jashtëzakonshme për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në vitet në vijim.

Me këtë rast, ambasadori Kosnett shprehu mirënjohjen e thellë për vlerësimin e punës së tij dhe konfirmoi se raporti në mes të Kosovës dhe ShBA-ve do të jetë përherë i fort dhe i pakontestueshëm.

Në takim palët vlerësuan lart edhe faktin se raporti në mes të dy vendeve tona po zhvillohet gradualisht me një dinamikë të re e premtuese, ku Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë partner aktiv dhe kontributdhënës në procese të ndryshme strategjike. Në këtë kontekst, u apostrofua vendimi i fundit i institucioneve kosovare për mikpritjen e qytetarëve afganë, angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse krah ushtrisë amerikane, si dhe angazhimi aktiv i Kosovës në luftën ndaj terrorizmit.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm