E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Presidentja Osmani i kërkon Indisë që ta njohë Kosovën

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë Kosovën, duke i bërë të ditur se Kosova nuk është Kashmir.

Osmani, në një intervistë për median indiane WION, ka kërkuar po ashtu nga India që të pranojë realitetin, i cili siç ka thënë, nuk do të ndryshojë.

Edhe njëherë i bëjmë thirrje qeverisë indiane që mbi të gjitha, të njohë vuajtjet e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal i Slobodan Millosheviqit, dhe së dyti, të pranojë realitetin i cili nuk do të ndryshojë.

ka thënë Osmani

Siç shkruan WION, në vitin 2011, nga të dhënat që kishin rrjedhë përmes WikiLeaks, tregohej se SHBA-ja kishte provuar t’i bënte presion Indisë që ta pranonte Kosovën. Mirëpo New Delhi nuk e ka bërë ende këtë, pasi është e shqetësuar se do të tërhiqej paralele ndërmjet Kosovës dhe Kashmirit në këtë rast.

Është vetëm çështje kohe kur shtetet si India do t’u bashkohen vendeve të tjera demokratike rreth botës, për të njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës

ka deklaruar Osmani

Ajo ka përmendur vendimi e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës, pavarësia e Kosovës është e bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe nuk krahasohet me asnjë vend tjetër të botës.

Sipas saj, mënyra se si Kosova është pavarësuar, e bën të veçantë nga vendet e tjera, përfshirë këtu Kashmirin.

Kam shpresa se do të kemi shansin të takohemi, në mënyrë që zyrtarët indianë të dëgjojnë anën tonë të rrëfimit. Është një rrëfim i vuajtjeve, këmbënguljes, por edhe shpresës së madhe për të ardhmen.

ka shtuar presidentja Osmani

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm