E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, anuloi ngjarjet e paralajmëruara me rastin e 8 shtatorit, Ditës së Pavarësisë, për shkak të zjarrit në spitalin modular në Tetovë, në të cilin të paktën 14 persona kanë humbur jetën.

Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet.

Ngushëllime familjeve dhe të afërmve të të ndjerëve në tragjedinë e tmerrshme në Qendrën Kovid në Tetovë. Të lënduarve u uroj shërimit të suksesshëm.

Presidenti i Maqedonisë së Veiut

Lexo edhe: Ministri Mehaj i ofron të gjitha kapacitetet e FSK-së për tejkalimin e tragjedisë së mbrëmshme në spitalin e Tetovës

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu mbrëmë rreth orës 21:00 dhe në të cilin u dogj plotësisht qendra për COVID-19 në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare të prokurorisë, nuk ka personel mjekësor mes viktimave. Shkaqet e zjarrit po përcaktohen./zhurnal.mk

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm